Menu

7th Annual Meeting of the EURAMET BoD Working Group for Capacity Building

20/10/2022 by

7th Annual Meeting of the EURAMET BoD Working Group for Capacity Building

Në datat 11 dhe 12 tetor 2022, në Talin, Estoni, u mbajt takimi i shtatë i Drejtorëve të Instituteve Kombëtare të Metrologjisë, në kuadër të Grupit të Punës për Ngritjen e Kapaciteteve të EURAMET – BD WGCB.  Qëllimi i këtij grupi pune është të mbështesë vizionin e një Rrjeti Europian të Metrologjisë koherente, efikase, të qëndrueshme dhe të integruar, të identifikojë dhe propozojë masa për ndërtimin dhe përmirësimin e kapaciteteve të të gjithë anëtarëve të EURAMET, veçanërisht për institutet e reja dhe të vogla Kombëtare të Metrologjisë dhe  institutet e lidhura (DI), si dhe për të rritur ndërgjegjësimin për zhvillimin e metrologjisë dhe infrastrukturës cilësore të të gjitha vendeve anëtare.

 Në takimin, i cili u mbajt në formë hibride, u diskutuan të rejat në punën e EURAMET-it, informacione të rëndësishme për programet ekzistuese për fuqizimin e kapaciteteve të infrastrukturës metrologjike, përvoja nga praktika e mëparshme, si dhe platforma e re “e-learning”.

 Përfaqësuesit e pranishëm të Institutit Kombëtar të Metrologjisë prezantuan risitë dhe aktivitetet zhvillimore të realizuara në institutet e tyre të metrologjisë, për një periudhë njëvjeçare, që nga takimi i mëparshëm.  U prezantua plani i aktiviteteve për forcimin e kapaciteteve në periudhën e ardhshme, bazuar në nevojat e përcaktuara më parë.

 

 Në këtë takim, Byroja e Metrologjisë u përfaqësua nga Drejtoresha, M.Sc. Merita Mustafai, dhe Menaxherja e Cilësisë, dr. Bianka Mangutova-Stoilkovska.

eur1
eur2
Switch The Language
    Scroll Up

    Etiam magna arcu, ullamcorper ut pulvinar et, ornare sit amet ligula. Aliquam vitae bibendum lorem. Cras id dui lectus. Pellentesque nec felis tristique urna lacinia sollicitudin ac ac ex. Maecenas mattis faucibus condimentum. Curabitur imperdiet felis at est posuere bibendum. Sed quis nulla tellus.

    ADDRESS

    63739 street lorem ipsum City, Country

    PHONE

    +12 (0) 345 678 9

    EMAIL

    info@company.com