Menu

Komiteti Teknik 2022 në Boras të Suedisë

03/10/2022 by

Komitetin Teknik 2022 në Boras të Suedisë

Këtë vit, nga data 6 – 8 shtator u organizua mbledhja e rradhës e EURAMET në Boras të Suedisë. Pjesëmarres ishin shumë shtete të Europës. Në këtë komitet Teknik u prezantuan projekte të cilat janë implementuar dhe projekte të cilat janë në implementim e sipër. Gjatë takimeve u propozuan ide të reja për realizimin e projekteve në dobi të metrologjisë europiane. Përpos takimeve, qendra RISE në Suedi kishte organizuar edhe vizitë në laboratoret e tyre, me ç‘rast pjesëmarrësit patën mundësinë të shohin nga afër mënyrën si funksionon laboratori i presionit, masës, etj..

Poashtu u bë dhe prezantimi i projektit për kalibrimin e instrumenteve për matjen e shtypjes së gjakut në sy  në të cilin janë pjesë aktive shtetet si Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Çekia dhe Moldavia. Koordinator i këtij projekti është Instituti I Metrologjisë në Çeki.

Stafi i Byrosë për Metrologji nga Maqedonia e Veriut ishte e përfaqësuar nga pesë të punësuar në sektore të ndryshme të po këtij institucioni te cilët kishin mundësinë të krijojnë kontakte të reja dhe  mundësi të tjera për bashkëpunim.

Switch The Language
    Scroll Up

    Etiam magna arcu, ullamcorper ut pulvinar et, ornare sit amet ligula. Aliquam vitae bibendum lorem. Cras id dui lectus. Pellentesque nec felis tristique urna lacinia sollicitudin ac ac ex. Maecenas mattis faucibus condimentum. Curabitur imperdiet felis at est posuere bibendum. Sed quis nulla tellus.

    ADDRESS

    63739 street lorem ipsum City, Country

    PHONE

    +12 (0) 345 678 9

    EMAIL

    info@company.com