Nënshkruhet marrëveshja kolektive në Byronë për Metrologji: Rritje pagash dhe përmirësim i të drejtave të punonjësve
Drejtori i Byrosë për Metrologji, Shaban Nuredini, dhe kryetarja e Sindikatës pranë Byrosë, për herë të parë nënshkruan marrëveshjen kolektive për të punësuarit në Byro, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të statusit të të punësuarve dhe forcimit të dialogut social në institucion.
Me Marrëveshjen Kolektive parashihet rritja e pagave të nëpunësve administrativë, e cila do të realizohet në tri faza, në periudhën nga marsi 2026 deri në mars 2028, me ç’rast paga e nëpunësve administrativë do të rritet deri në 40%.
Me këtë marrëveshje rregullohen më tej të drejtat, detyrimet dhe statusi i punës i të punësuarve, si dhe kushtet e punës, duke siguruar më shumë siguri, mbrojtje më të mirë të të drejtave të punëtorëve dhe një kornizë më të qartë për funksionimin e institucionit.




