Menu

Në Sarajevë u nënshkrua Memorandumi për bashkëpunim mes Byrosë për Metrologji të RMV-së dhe Institutit për Metrologji të BH!

01/09/2023 by

Në Sarajevë u nënshkrua Memorandumi për bashkëpunim mes Byrosë për Metrologji të RMV-së dhe Institutit për Metrologji të BH!

Në Sarajevë – Në Institutin e Metrologjisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, drejtori i Byrosë së Metrologjisë së RMV-së, Avdul Selami Selami me drejtoreshën znj.Milica Ristoviç Krstiç, sot nënshkruan Memorandumin për bashkëpunim të dy institucioneve për periudhën e ardhshme pesë vjeçare. Fushat specifike të bashkëpunimit përfshijnë, por nuk kufizohen në fusha me interes të përbashkët, siç janë: 

– Zbatimi i punës së përbashkët kërkimore dhe pjesëmarrja e përbashkët në programet evropiane për kërkim dhe zhvillim, 

– Identifikimi i temave specifike për bashkëpunim në metrologji (masa, vëllimi, rrjedha, dendësia, gjatësia dhe këndi, presioni, frekuenca e ulët AC/DC, temperatura, lagështia relative, koha dhe frekuenca, akustika, cilësia e naftës dhe derivateve të naftës, materialet referuese ), 

– Shkëmbimi i informacionit dhe përvojave në lidhje me harmonizimin dhe zbatimin e rregulloreve teknike që lidhen me acquis evropiane dhe legjislacionin kombëtar të të dy vendeve, 

– Kryerja e matjeve krahasuese dypalëshe me etanole referente, 

– Kalibrimi i pajisjeve dhe etaloneve referuese, 

– Mbajtja e seminareve dhe kurseve të trajnimit ndërmjet laboratorëve, 

– Shkëmbim informacioni dhe asistencë teknike për testimin e cilësisë së karburantit, 

– Shkëmbim informacioni dhe asistencë teknike për verifikimin e instrumenteve matëse, 

– Vizitat e kolegëve të Sistemeve të Menaxhimit të Cilësisë, 

Bashkëpunimi do të jetë i mundur edhe në fusha të tjera me interes të përbashkët. 

Aktivitetet e bashkëpunimit do të vendosen sipas programit të marrëveshur më parë. 

Drejtori Selami, falenderoi drejtoreshën Krstiç për mikëpritjen e ngrohtë dhe kontributin e saj dhe Institutit të Metrologjisë së BH-së, që bashkëpunimi me Byronë për Metrologji të RMV nga sot të bëhet realitet.

 

Switch The Language
    Scroll Up

    Etiam magna arcu, ullamcorper ut pulvinar et, ornare sit amet ligula. Aliquam vitae bibendum lorem. Cras id dui lectus. Pellentesque nec felis tristique urna lacinia sollicitudin ac ac ex. Maecenas mattis faucibus condimentum. Curabitur imperdiet felis at est posuere bibendum. Sed quis nulla tellus.

    ADDRESS

    63739 street lorem ipsum City, Country

    PHONE

    +12 (0) 345 678 9

    EMAIL

    info@company.com